18:52 / 06.11.2019
Mustafi shënon në barazimin e Arsenalit
I kritikuari për paraqitje jo të mirë, shqiptari Shkodran Mustafi sonte shënoi për ta kaluar Arsenalin (80’) në epërsi 0-1.
Në minutën e parë shtesë, erdhi përgjigjja e vendaseve, të cilët barazuan përmes Bruno Duarte, me të cilin rezultat edhe përfundoi ndeshja.
Arsenali mban pozitën e parë në Grupin F me 10 pikë, kurse Vitoria de Guimaraes është në pozitën e tretë me 3 pikë, transmeton KosovaPress.























