Limaj: Nisma ka kohë që e ka kaluar pragun
BKT
Lajme

Limaj: Nisma ka kohë që e ka kaluar pragun

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se e aktualisht Nisma ka fituar 5,12% të votave dhe pa paketat e Sërbisë, Nisma ka kaluar pragun zgjedhor për 200 vota.

“Aktualisht kemi 5,12% të votave, dhe jemi rreth 200 vota mbi prag”, është shprehur Limaj në emisionin “Pressing” në T7.

Limaj gjithashtu tha se nëse KQZ-ja shpall rezultatet preliminare duke i numëruar paketat apo zarfet e trafikuara, atëherë KQZ-ja bën veprim të paligjshëm dhe e falsifikon rezultatin.

“Nëse KQZ-ja shpall rezultatet me paketat, zarfet e trafikuara është duke e falsifikuar rezultatin dhe është duke bërë veprim në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Limaj.

Duke i kontestuar votat e ardhura nga Serbia, pasi siç tha Limaj në mënyrën si kanë ardhur në Kosovë janë shkelur të gjitha ligjet zgjedhore në Kosovë, Limaj shtoi se problemet me formularë kanë bërë që i gjithë procesi zgjedhor të mos vlejë asgjë dhe të i humbet imazhi i mirë zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Deri në datën 6 tetor gjithçka ishte në rregull. Problemet me formularë kanë bërë që gjithçka të shkojë dëm. Kjo ka sjellë shtrembërimin e procesit zgjedhor”, tha Limaj.

Tutje ai tregon se kanë kërkuar të bëhet rinumërim i plotë i të gjitha vendvotimeve në nivel vendi. “Ka kuptim me bë një pjesë, siç ka bë KQZ-ja sikur të kishin qenë dy formularë apo tre. Do ishte e mundur të themi se në këtë formularë ka gabime ndërsa për këtë jo. Por e vërteta është se ekziston vetëm një formularë”, tha tutje Limaj.

“E vetmja mënyrë për të eliminuar gabimet është rinumërimi”, tha Limaj.


MË SHUME NGA Lajme