Rita shfaqet inkurajuese e veshur si police gjatë xhirimeve të filmit
Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, po vazhdon të jetë pjesë e xhirimeve të filmit më të ri “Twist”.
Ky film do të jetë një ripërpunim i ngjarjes së shtjelluar në romanin shumë të famshëm të autorit Charles Dickens.
Rita ka një nga rolet kryesore, gjersa gjatë këtyre ditëve kanë vazhduar xhirimet intensive për këtë film – pritshmëritë e të cilit janë të mëdha.
Ora të mërkurën ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe, ku shfaqej e veshur me uniformë policie, me çka tregoi se në një nga skenat e radhës ku po xhironte, ajo do të kishte pikërisht rolin e polices.
Foto: Rita Ora/InstaStory
“Jam këtu për t’iu ruajtur ju”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e një prej fotografive, ku shfaqej me uniformë dhe aparat në krah.
“Gjeta dritën time”, shkruajti Rita në një fotografi të dytë nga xhirimet, ndërsa shfaqej mendueshëm.
Foto: Rita Ora/InstaStory
Përkundër projekteve të shumta muzikore, të cilat janë cilësuar shumë të suksesshme, 28-vjeçarja po e çon edhe një hap më tutje rrugëtimin e saj si aktore në karrierë.























