Statistika mbresëlënëse të Rashicës këtë sezon
BKT
Sport

Statistika mbresëlënëse të Rashicës këtë sezon

Milot Rashica është duke kaluar në një formë shumë të lartë tek skuadra gjermane Werder Bremen.

Ylli i përfaqësuese së Kosovës në këtë fillim të këtij sezoni ka qenë një ndër lojtarët kryesor tek skuadra gjermane.

Rashica, në 8 ndeshje të zhvilluara këtë sezon ka arritur ta gjejë golin 6 herë, gjithashtu duke bërë edhe 2 asistime për bashkëlojtarët e tij.

 Rashica, pritet të jetë edhe një ndër lojtarët kyç të kombëtares së Kosovës, në dy ndeshjet e rëndësishme që “Dardanët” do ti zhvillojnë në nëntor, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.