Faik Hoti: 100 mijë vaksina anti-grip shpërndahen në fillim të dhjetorit
BKT
Lajme

Faik Hoti: 100 mijë vaksina anti-grip shpërndahen në fillim të dhjetorit

Fadil Gashi

Ministria e Shëndetësisë ka porositur 100 mijë vaksina kundër gripit sezonal. Vaksinat pritet të arrijnë në Kosovë më së largu në fillim të muajit dhjetor, tha për Radio Kosovën, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo sasi, 500 doza janë për fëmijë, apo siç quhen “doza pediatrike”.

Hoti, ndërkaq, ka bërë të ditur se “vaksinat e blera nga MSh-ja do t'i shpërndahen popullatës përmes IKSHKP-së dhe Njësive të vaksinimit në QKMF-të e Kosovës”.

 “Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal”, ka thënë zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti.

Ndërkaq, në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë,    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe UNICEF, thuhet se: “IKSHP i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe do t’i mbajë ata të informuar në vazhdimësi, përfshirë këtu edhe informimin për arritjen dhe shpërndarjen e vaksinave”.

Vaksinat janë të dedikuara për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.

 


MË SHUME NGA Lajme