15:31 / 07.11.2019
Isufi: E merituam fitoren!
Ferizaji triumfoi me rezultatin minimal, 1:0, falë autogolit që e shënoi futbollisti i Flamurtarit, Melos Zenunaj.
“E merituam fitoren sepse patëm shumë më shumë nga loja. Jam i kënaur me angazhimin, me karakterin, për shkak se të kthehet ekipi nga disa humbje, mendoj se duhet karakter”, tha ai pas ndeshjes për Supersport.
“Por nuk jemi në nivelin që duhet te jemi. Kemi lojtarë që dijnë ta bëjnë dallimin 1 me 1, ndoshta ju mungon vetëbesimi”, theksoi ai.
Kjo fitore e Ferizajt vjen pas 4 humbjeve rresht, derisa është e para fitore e regjistruar këtë edicion në shtëpi.
Tani Ferizaj është në pozitën e 9-të, me 12 pikë (4 fitore e 10 humbje pas 14 xhirove).























