Krijohet rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Itali
BKT
Lajme

Krijohet rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Itali

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i atdheut” nga Montebelluna, organizoi takimin me juristë shqiptarë nga Italia në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i juristëve të diasporës".

Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi dhe fuqizimi i rrjetit të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Itali, i cili u krijua zyrtarisht në këtë takim.

Rrjetëzimi synon krijimin e urave te bashkëpunimit mes të rinjve dhe studentëve që veprojnë dhe studiojnë në diasporë, si dhe nxitjen e të rinjve për të ruajtur vlerat kulturore dhe për të promovuar ato të cilat do të shërbenin edhe në promovimin e Kosovës.

Ekipi përfaqësues nga MDIS, i përbërë nga shefi i kabinetit Burim Krasniqi dhe drejtorë e udhëheqës të departamenteve, po ashtu zhvilluan takime edhe me përfaqësues të shoqatave dhe mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.


MË SHUME NGA Lajme