19:22 / 07.11.2019
Ky është çmimi që duhet të paguaj Reali për Ruiz
Interesimi i Real Madridit për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz vazhdon të jetë gjithnjë e më i madh.
Sipas raportimeve, “Los blancos” kanë kontaktuar klubin për të kuptuar vlerën e spanjollit.
Nëse gjiganti spanjoll dëshiron ta transferojë Ruiz në “Santiago Bernabeu”, duhet të paguajë 80-100 milionë euro.
Kjo vlerë mund të rritet nëse mesfushorët Mertens dhe Callejon largohen nga gjiganti italian si lojtarë të lirë.
Për futbollistin spanjoll interesim kanë shfaqur edhe Manchester City e Barcelona.























