Ferdinand me fjalë të mëdha për Mbappe-n
Legjenda e Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, Rio Ferdinand, ka thurur disa lëvdata për Kylian Mbappe.
Mbappe është një nga lojtarët me potencialin më të madh në botën e futbollit aktualisht, dhe gëzon një vëmendje jashtëzakonisht të madhe.
Anëtari i PSG duket se tashmë është kthyer edhe në një inspirim për gjeneratat e reja. Ferdinand ka bërë të ditur se fëmijët e tij inspirohen nga francezi i PSG.
“Mbappe është numri 1 për ta, pasi ai ka shënuar shumë gola, gola të rëndësishëm dhe ka luajtur në Kupën e Botës” ka thënë Ferdinand, duke zbuluar favoritin e fëmijëve të tij, transmeton lajmi.net.
“Ata e shohin atë si sukses dhe duan të jenë të aftë të bëjnë si ai. Po, ai është super yll, por është i mirë dhe njerëzor” ka shtuar ish mbrojtësi.
Mbappe ka filluar të zë pozitën që dikur kishin emra si Ronaldo, Ronaldinho, Henry e emra të tjerë.























