Ky është programi i nesërm në`Mirëmengjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në`Mirëmengjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë Yichiro Morishita, aktivist i paqes, Japoni dhe Skënder Boshtrakaj, koordinator, të cilë do të flasin për Javën Japoneze- ligjeratë për paqe.

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Frankfurti do të jetë Nazmi Viqa, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, i cili na njofton për kongresin e dytë të bizneseve dhe shqiptarët në Gjermani.

Mysafir tjetër do të jetë Agon Rrezja, historian, i cili na njofton më detajisht për temën Kosova e sotme dhe fqinjë gjatë shekujv XI - XV" si dhe pjesëmarrjen në kongresin ndërkombëtar në Institutin e Studimeve Mesjetare.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale