Chelsea mposht Crystal Palace, ngjitët në pozitën e dytë
BKT
Sport

Chelsea mposht Crystal Palace, ngjitët në pozitën e dytë

Chelsea duket se tashmë ka gjetur formën e tyre më të mirë. “Blutë” e Londrës, mundën Crystal Palace, me rezultat 2-0, të shtunën në ‘Stamford Bridge’ në kuadër të Premier Leagues, raporton RTKLive.com.

Djemtë e Frenk Lampard janë treguar ekip më i mirë se skuadra udhëtuese, duke dominuar në terren, dhe duke shënuar dy gola për trepikëshin e madh te londinezëve në garën për kreun e tabelës.

Abraham (52’) dhe Pulisiq (79’), u përkujdesën për fitoren e Chelseas, e cila tani ngjitët në vendin e dytë me 26 pikë, katër më pak se lideri i tabelës, Liverpool, kurse, Crystal Palace renditet e 9-ta me 15 pikë të grumbulluara.