20:50 / 09.11.2019
Rama njofton për Samitin e Ohrit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga homologu i Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit.
“Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zaev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve”, ka shkruar Rama në Facebook.























