Interi shënon fitore, merr kreun e Series A
BKT
Sport

Interi shënon fitore, merr kreun e Series A

Interi e ka mposhtur sonte Veronën në ndeshjen e zhvilluar në Serie A.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga Verre (19’).

Interi arriti të barazojë rezultatin përmes Vecino (65’) dhe goli i fitores erdhi përmes Barella (83’).

Pas kësaj fitoreje, Interi ka marr kreun e tabelës së Series A, pasi ka 31 pikë, dy më shumë se Juventesi, i cili është i dyti, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.