09:51 / 10.11.2019
Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.
Ai ka thënë se liria e popullit të Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit.
“Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. Kosova përherë do të nderojë sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci”.























