15:06 / 10.11.2019
Ndalen Gjilani dhe Ballkani
Dy liderët e elitës së futbollit tonë, Ballkani dhe Gjilani janë ndalur sot.
Ballkani nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola në udhëtim tek Trepça ’89, transmeton RTKLive.com.
Ndërkohë, edhe Gjilani ka marrë vetëm një pikë në transfertë tek Drenica, duke luajtur 1-1.
Gjilani dhe Ballkani vazhdojnë të kryesojnë tabelën me nga 31 pikë, e ndjekur nga Drita më tri pikë me pak.























