Ja si duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot
BKT
Sport

Ja si duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani barazoi me Drenicën me rezultat 1-1, ndërsa këtë gabim nuk arriti ta shfrytëzoj Ballkani i cili barazoi me Trepçën’89.

Pavarësisht kësaj gjilanasit mbesin liderë me 31 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Drita me 28 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 27 pikë.