Roman Polanski akuzohet për përdhunim pas 44 vitesh
BKT
Magazina

Roman Polanski akuzohet për përdhunim pas 44 vitesh

Aktorja franceze Valentine Monnier ka akuzuar Roman Polanski për përdhunim.

Pas deklaratës së saj regjisori e hodhi në gjyq aktoren ndërsa avokati i Polanski do padisë gazetën për publikimin e historisë.

Në një artikull të Le Parisien të premten, Monnier pohoi se Polanski e përdhunoi atë në një resort skish në Gstaad, Zvicër, në vitin 1975.

Pretendimi i saj nuk mund të rezultojë në akuzë penale sepse statuti 20-vjeçar i kufizimeve të Zvicrës ka përfunduar.

Por regjisori hodhi poshtë akuzuat për përdhunim. Avokati i tij Hervé Témime, tha se po mendojnë të ndërmarrim veprime juridike kundër lajmit të botuar.

Avokati shtoi se kemi të bëjmë me akuza për një ngjarje të pretenduar të ndodhur 45 vite më parë.

Ai tha se kjo akuzë asnjëherë nuk iu është përmendur Polanskit dhe as ndonjë institucioni shtetëror.

Ndërkohë u shpreh se është e pamundur pas kaq shumë kohe për të mbledhur të gjitha elementet e nevojshme për të kryer një hetim të duhur.

Polanski ka jetuar në mërgim në Francë që prej largimit nga SHBA në vitin 1978, pasi u shpall fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një vajzë 13-vjeçare.

Polanski nuk ka pranuar kurrë të kthehet në Los Angeles dhe t'i nënshtrohet juridiksionit amerikan.


MË SHUME NGA Magazina