Gundogan: Messi është më i miri në histori të futbollit
BKT
Sport

Gundogan: Messi është më i miri në histori të futbollit

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Messi së bashku me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, konsiderohen si dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit me pesë Topa të Artë të fituar, derisa janë përsëri kundërshtarë në çmimin e Topit të Artë këtë vit.

Gundogan ka thënë se argjentinasi është më i mirë në botë dhe shpreson ta sheh duke luajtur edhe për disa vite të tjera.

“Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë. Në mendimin tim ka shumë aftësi. Ka talentin dhe mundohet gjithmonë ta tregojë në fushë. Ka instinktin për të bërë gjithmonë vendimin e drejtë. Askush nuk ka kualitetet e Messit. Është ylli i gjeneratës time dhe lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Shpresoj ta shohim duke luajtur edhe për disa vite”, deklaroi ai.

Barcelona për momentin është lider në La Liga me pikë të barabarta me rivalin e përjetshëm Real Madrid.