11:09 / 12.11.2019
Rekord klikimesh nga Nicki Minaj, në vetëm tre ditë
Këngëtarja më e pëlqyer viteve të fundit në showbizin botëror Nicki Minaj, ka thyer një tjetër rekord personal, në vetëm tri ditë ka marrë 22 milionë klikime në Youtube.
Artistja amerikane ka sjellë me 8 nëntor projektin e saj të ri në bashkëpunim me Karol G të titulluar “Tusa”.
Për fat të keq kënga nuk është në dispozicion për rrethinën dhe Kosovën, ndërsa kjo këngë mund të dëgjohet në ndonjë website tjetër.
Kjo nuk është hera e vetme që Youtube bllokon qasjen për këngët dhe hitet botërore për Ballkanin./Indeksonline/























