Basha viziton të lënduarit e “Astirit”
BKT
Shqipëri

Basha viziton të lënduarit e “Astirit”

Lideri i demokratëve ka vizituar në spitalin e Traumës në Tiranë të gjithë protestuesit e lënduar të zonës së Astirit, të cilët u përplasën këtë të martë që në orët e para të mëngjesit me forcat e policisë.

Shkak i përplasjes së fortë u bë ardhja e IKMT-së në zonë për prishjen e 33 godinave, për t’i hapur kështu rrugën projektit të Unazës së Madhe të Tiranës. Lideri i demokratëve Basha ka paralajmëruar qeverinë duke u shprehur se projekti i Unazës është një vjedhje skandaloze, por asnjë qindarkë nuk do të gëzojnë të gjithë të përfshirët në këtë mes, pasi menjëherë sapo opozita të vijë në pushtet, do të vihet drejtësi.


MË SHUME NGA Shqipëri