Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Diana Rexhepi, autore e romanit "Pa emër".
Po ashtu mysafire do të jenë Naoe Kawamura, disenjatore e kimonos dhe Besiana Musliu, anëtare e Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze, të cilat na njoftojnë për kimono: motive nga Kosova.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës do të jetë Majlinda Kelmendi, kuratore, e cila flet për ekspozitën "Dekonstruksion".
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Kino "Armata" do të paraqitet Valon Ibraj, atashe për kulturë në Ambasadën franceze, i cili na njofton për edicionin e 19-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, i cili nis nesër.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























