"Çmendet" Lampard, gjoba marramendëse për shkeljen e rregullave
Disiplina në sport është karakteristika që çdo atlet duhet ta zotërojë pasi ajo të ndihmon në shumë aspekte.
Por Frank Lampard e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje gjatë kohës që ndodhet në krye të klubit të Chelseat.
Si lojtar ai nuk shquhej për përpikëri në detyrat që duhet të kryente por si trajner ai kërkon shumë nga lojtarët e tij.
Lampard gjobit lojtarët e tij për çdo shkelje që ata kryejnë gjatë seancave stërvitore dhe ditët e ndeshjeve.
Ai ka afishuar në dhomat e zhveshjes një listë me gjoba për çdo veprim që do të pengojë mbarëvajtjen e stërvitjes.
Dhe kur bëhet fjalë për shifra, gjobat e futbollistëve është shumë i lartë. Në krye të listës është vonesa në stërvitje e cila ka vlerën e 20,000 paundëve.
Vonesat nëpër takimet dhe vaktet e klubit gjobiten me 500 paund për minutë, ndërsa vonesa gjatë ditëve të ndeshjes gjobiten me 2,500 paund.
Nëse një prej lojtarëve nuk deklaron se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore të paktën 90 minuta përpara se të fillojë ndeshja ata gjobiten me 10,000 paund.
Të gjithë gjobat monitorohen dhe mblidhen nga stafi i Lampardit dhe dyfishohen nëse nuk paguhen brenda 14 ditësh.
Paratë e mbledhura jepen për bamirësi ose shpenzohen në organizime të ndryshme që mund të bëjë klubi anglez.























