09:08 / 13.11.2019
Moti në Shqipëri
Gadishulli i Ballkanit vazhdon të mbetet në aktivitetin e zonës së zgjeruar me presion të ulët atmosferik e cila po mban mot me reshje shiu në territorin e Shqipërisë.
Moti do të vijojë me vranësira reshje shiu, herë pas here dhe rrebeshe me stuhi.
Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,0- 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 8/17°C
Zonat e ulëta 11/22°C
Zonat bregdetare 14/22°C























