09:11 / 13.11.2019
Fabian Delph nuk do të luajë ndaj Kosovës
Fabian Delph është larguar nga kampi i Anglisë dhe është rikthyer tek Evertoni.
Mesfushori anglez është grumbulluar nga ‘Tre Luanët’ i lënduar, por që kishte shpresuar se do të rikuperohej për dy ndeshjet e radhës të eliminatoreve për Euro 2020.
Megjithatë, tani është konfirmuar se Delph nuk mund të luajë dhe se rikuperimin do ta vazhdojë te klubi i tij.























