Chrissy Teigen nderohet me çmim për përkushtimin ndaj fëmijëve në nevojë
Sharr Travel

Chrissy Teigen nderohet me çmim për përkushtimin ndaj fëmijëve në nevojë

Chrissy Teigen, tashmë për të gjithë ne është e njohur si bashkëshortja e yllit të “All of Me”, John Legend.

Modeles dhe yllit televiziv së fundmi iu nda shpërblim për shfrytëzim të figurës së saj të shquar për ndërgjegjësimin e njerëzve për fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Në galën Baby2Baby që u mbajt në Kaliforni, bashkëshorti i Chrissy-t, John Legend, ia dorëzoi shpërblimin “Giving Tree Award”, për përkushtimin e saj ndaj fëmijëve në nevojë.

Në ndërkohë, Baby2Baby është organizatë jo fitimprurëse që përcjell figurat e shquara për të theksuar misionin e organizatës për të ndihmuar ofrimin e gjërave themelore të domosdoshme për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Gjatë fjalimit të saj me rastin e pranimit të shpërblimit Chrissy tha se, “asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur”.

Momenti më i mahnitshëm i mbrëmjes erdhi pas ngjarjes gala, megjithatë. Kur Chrissy dhe John u kthyen në shtëpi, ajo menjëherë vendosi çmimin e saj të ri në një vend nderi – në raftin e trofeve në dhomën e ndenjes së çiftit.

Chrissy Teigen dhe John Legend (Foto: Getty Images/Guliver)

Katy Perry, Jessica Alba, Kate Hudson dhe Jennifer Garner janë vetëm disa nga yjet që në mesin e shumë figurave të shquara dhuruan mijëra dollarë për këtë kauzë

Këtë ngjarje të rëndësishme e përmbylli këngëtarja e njohur amerikane, Paula Abdul, e cila performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme.


MË SHUME NGA Magazina