13:15 / 13.11.2019
Renée Zellweger tregon arsyen se pse u largua nga aktrimi
Aktorja e njohur amerikane, Renée Zellweger, ka treguar arsyet se pse ka vendosur të mos jetë për disa vite në fushën e aktrimit.
Ajo tha se kishte disa gjëra në jetën e saj që ajo dëshironte t’i jepte përparësi para karrierës së saj të aktrimit, siç ishte gjetja e dashurisë.
“Ngadalësimi dhe puna për të ndërtuar një jetë për veten time. Duke u munduar të mos kem marrëdhënie kur po largohem nga qyteti çdo dy javë. E dini, duke u njohur me dikë. Bie në dashuri“ , tha ajo.























