PSG-ja synon marrëveshje të përhershme me Icardin
BKT
Sport

PSG-ja synon marrëveshje të përhershme me Icardin

Mauro Icardi po kalon këtë sezon si i huazuar në Paris Saint-Germain.

Por argjentinai mund të mbetet në Parc des Princes më gjatë, pasi që PSG dëshiron të nënshkruajë marrëveshje të përhershme me të.

Skuadra franceze është e gatshme që të ulet me Inter të bisedojë për këtë marrëveshje.

Sipas raportimeve parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 65 milionë euro me kontratë pesëvjeçare.