Kean zhgënjen te Everton, Samp e kërkon në huazim
BKT
Sport

Kean zhgënjen te Everton, Samp e kërkon në huazim

Moise Kean iu bashkua Evertonit gjatë merkatos së verës, pro në 9 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe për më tepër, ka thyer disa herë disiplinën e klubit.

Drejtuesit e Evertonit nuk janë aspak të kënaqur me performancën e 20-vjeçarit italian, që sezonin e kaluar pati bërë shumë mirë te Juventusi dhe po mendojnë shitjen ose huazimin e tij në janar.

Klubi i Sampdorias ka shfaqur interes për të marrë për 6 muaj Kean në huazim, pasi skuadra e Ranierit po vuan të shënojë gola dhe Quagliarela duket qartë që po ndjen peshën e viteve mbi supe dhe ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës.

Plani i dorianëve është të marrin Kean në huazim të thjeshtë për 6 muaj, me synimin që t’i japin minuta dhe ta rikthejnë në formë, të mirë, ndërsa Everton kërkon edhe garancinë për një blerje të mundshme verën e ardhshme.