”People” shpall John Legend mashkullin më seksi të vitit (FOTO)
BKT
Magazina

”People” shpall John Legend mashkullin më seksi të vitit (FOTO)

John Legend njihet si një ndër meshkujt e suksesshëm por tani atij i është shtuar edhe një titull i rëndësishëm.

Kjo pasi revista e njohur ”People”, e ka shpallur këngëtarin John Legend, mashkullin më seksi për vitin 2019-të, transmeton Klan Kosova.

Siç bënë të ditur ”People”, këngëtari i hitit ”All of me”, do të mbajë tashmë titullin e dhënë vitin e kaluar për aktorin Idris Elba.

Ky vendim i revistës së njohur e gëzoi veçanërisht bashkëshorten e tij modele, Chrissy Teigen, e cila ka publikuar foton e bashkëshortit dhe shkroi një dedikim.

”Ke bërë një rrugë të gjatë zemër”, është shprehur ajo.

Lidhur me këtë reagoi edhe vetë këngëtari.

Përmes një krahasimi që bën me aktorin që i mori titullin, ai publikoi një foto të vjetër të vetes dhe duke pranuar titullin e dhënë nga revista.

 


MË SHUME NGA Magazina