Vetmia çoi Liam Payne drejt mendimeve vetëvrasëse
Liam Payne zbuloi se ka luftuar me mendimet për vetëvrasje dhe se është me fat që është përsëri këtu.
Këngëtari në një intervistë për Straight Talking with Ant Middleton mbrëmjen e së martës foli për shëndetin e tij mendor, famën, lidhjen me Cheryl dhe djalin e tyre 2-vjeçar Bear.
Kur u pyet për momentet e tij më të errëta, Liam tha: Fama është si të kesh një krizë të çuditshme në jetë. Unë jam me fat që jam përsëri këtu.
Ndërkohë ish-ylli i One Direction sqaroi “Ka raste që niveli i vetmisë dhe njerëzit hyjnë brenda jush çdo ditë, saqë pothuajse më vrau disa herë. Kam qenë në një vend të keq, disa herë në jetën time. Për fat të mirë pata njerëz të shkëlqyeshëm përreth meje. Kur gjërat grumbullohen mbi ju, e vetmja gjë që mund të bëni është të kontrolloni veten. Ju mendoni se do ketë një tjetër pengesë brenda dy muajsh, por duhet të vazhdoni me të. Gjithmonë është bërë më mirë, edhe në situatat më të errëta”.
Liam i dha fund lidhjes me yllin e popit Cheryl rreth një vit më parë.
Dhe këngëtari dukej i lumtur për këtë kapitull të ri të jetës së tij.
“Nuk është situata më normale. Jeta ime është anormale. Pra çfarë është normale? Janë kaq shumë paralele që ndajmë në jetë”, tha ai.
Ndërsa më pas shtoi “Shpresoj të jetë e lumtur, ajo e meriton, është një nënë e shkëlqyer, punon shumë dhe meriton të gjejë lumturinë. Ne do gjejmë paqen tonë, tani për tani jemi mirë.”























