Lojtarët e Kosovës dalin në “Dossan Arena”
BKT
Sport

Lojtarët e Kosovës dalin në “Dossan Arena”

Futbollistët e Kosovës, tashmë kanë dalur në “Dossan Arena” të Plzen, ku pas pak do të ndeshen me Çekinë, raporton RTKLive.com.

Çekët dhe “Dardanët” përballen në sfidën vendimtare për kualifikim në Evropian e ardhshëm.

Futbollistët e Kosovës, të përkrahur nga një numër tifozësh që në Plzen kanë udhëtuar nga vendet e ndryshme evropiane, synojnë fitore në mënyrë që të bëjnë hapin gjigant, drejt ëndrrës sonë, kualifikimin në EURO 2020.