Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë Alban Dobroshi, trajner kondicional, Fresk Sylhasaj, sportist dhe Jon Aliu, sportist, ku dhe do të flasin për përgatitjet kondicionale për sportistët.

Kurse mysafir të tjerë do të jenë Sami Mazreku, drejtor nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës dhe Fejzullah Mustafa nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët do të na njoftojnë më detajisht për ditën ndërkombëtare pa viktima në trafik.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit nga Policia e Kosovës, i cili flet për paisjet dimërore të obliguara për të gjithë vozitësit ku nga nesër do të jenë të detyrueshme.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme