06:33 / 15.11.2019
Nënshkruhen Udhëzimet Administrative për kadastrën dhe pronën
Sot në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Ministri i MMPH-së, në detyrë Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës.
Ceremonia e nënshkrimit të Udhëzimeve Administrative do të mbahet në zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves (Rr: “Vëllezërit Arbnor dhe Astrit Dehari”, Ndërtesa e Arkivit të Kosovës, Kati II, përballë EULEX-it).























