UNDP shënon Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave
BKT
Lajme

UNDP shënon Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit INTERDEV 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave.

13 prodhuese nga komunitetet shqiptare dhe gorane nga Vitia dhe Dragashi do të prezantojnë bizneset e tyre në këtë ngjarje duke shfaqur produkte bujqësore, delikatesa gastronomike dhe vepra të ndryshme artizanale tradicionale.

Kryetari i Komunës së Vitisë Z. Sokol Haliti, përfaqësues të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, UNDP-së dhe zyrtarë komunal do të jenë të pranishëm në këtë panair.
 
Ngjarja është e organizuar në bashkëpunim me komunat e Vitisë dhe Dragashit. Projekti INTERDEV financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.


MË SHUME NGA Lajme