Certifikohen rekrutët e gjeneratës se dytë të FSK-së
BKT
Lajme

Certifikohen rekrutët e gjeneratës se dytë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerata e dytë 2019.

Ceremonia mbahet sot në kazermën 'Adem Jashari' të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë.

Në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj, do të marrin pjesë: Ministri në detyrë i  Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë, mysafirë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.


MË SHUME NGA Lajme