Baraliu: Kosovën e presin vendime të rëndësishme
RTKlive
Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Mazllum Baraliu tha se zvarritja e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës ka pasoja në vonesa të gjithë ecjes së proceseve demokratike.
“Do të ketë pasoja, pasi që aq më shumë kemi vonesa do të ketë pasoja, si nga partitë politike apo edhe mandatet nga mandatet që i kanë fituar nga kandidatët e subjekteve politike”, tha në emisionin ‘n’kuvend”, në Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Sipas tij ri-konfigurimi i partive në bazë të rezultateve të reja të zgjedhjes, që përfshinë edhe futjen në Kuvend të Nismës ka ndryshime.
“I gjithë procesi i zgjedhjeve Kosovës, po ribëhet, pasi që gjithë votat gati po rinumërohen. Vonesat në proces për shkak të mandateve ka interesa qoftë të partive politike, kandidatëve”, tha ai.
Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Mazllum Baraliu, vlerësoi se të gjitha vonesat mund të kenë pasoja edhe në vonesën për miratim të buxhetit. Ai tha se Kosovën e presin para vetes vendime të rëndësishme. Baraliu bëri me dije se do rinumërim i i votave do të mund të kryhet brenda 20 ditëve.























