09:54 / 15.11.2019
Publikohet edhe një fotografi simpatike e Princ Archie
Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë një foto të djalit të tyre Archie për t’i uruar gjyshit të tij, Princit Charles një ditëlindje të lumtur.
Fotografia e parë e papublikuar më parë është bërë në ditën e kurorëzimit mbretëror të Archie në korrik dhe tregon Harry duke mbajtur djalin e tij – i cili kishte veshur një mantel zyrtar pagëzimit mbretëror – ndërsa Princi Charles shikon të riun me admirim.
Fotografia u shpërnda në llogarinë e çiftit në Sussex Royal në Instagram me mbishkrimin: “Urime ditëlindjen për Lartësinë e Tij Mbretërore Princin e Uellsit – Zotëriun, Babanë, Gjyshin!”.























