Reagon VV, akuzon vëzhguesit e Nismës për ngacmime seksuale
BKT
Lajme

Reagon VV, akuzon vëzhguesit e Nismës për ngacmime seksuale

Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të Nismës për presion mbi stafin e QNR-së gjatë rinumërimit të gati 1 mijë e 500 kutive të votimit.

Anëtari i VV-së në QNR, Alban Krasniqi që njëherit është edhe bashkëshorti i ish-deputetes Albulena Haxhiu, ka akuzuar  anëtarët e Nismës për ngacmime seksuale.

Ka thënë se të njëjtit po krijojnë insinuata dhe po kërkojnë pavleshmëri votash.

”Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes.
Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive.
Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash.


MË SHUME NGA Lajme