11:51 / 15.11.2019
‘Dardanët’ kthehen në Kosovë, sot stërviten në ‘Fadil Vokrri’
Nuk ka pushim për Kombëtaren e Kosovës.
‘Dardanët’ do të rikthehen menjëherë në fushën e blertë, për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së dielës kundër Anglisë, e cila luhet në ora 18:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kosova të enjten mbrëma u mund nga Çekia 2:1 në Plzen, për t’i humbuar gjasat për kualifikim në EURO 2020 përmes fazës së grupeve.
Sot Kosova me fillim nga ora 17:00, do të vazhdojë stërvitjet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.























