Aliti vjen me një falënderim të veçantë një ditë pas humbjes
BKT
Sport

Aliti vjen me një falënderim të veçantë një ditë pas humbjes

Kosova dje ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020.

​Dardanët humbën në Plzen ndaj Çekisë me rezultatin 2:1.Pas kësaj humbje, mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka postuar një foto duke shkruar se është i zhgënjyer me rezultatin e djeshëm ndërsa ka falënderuar edhe tifozët Dardan për përkrahje. 

“Pavarësisht rezultatit dhe zhgënjimit që kishim pas ndeshjes dua të falënderoj të gjithë tifozët për emocionet dhe përkrahjen e madhe në këto ndeshje. Rruga jonë vazhdon dhe me përkrahjen e juaj mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, ka shkruar Aliti.