Kurti takohet me Komisionerin Hahn
BKT
Lajme

Kurti takohet me Komisionerin Hahn

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.

Kurti ka njoftuar se me Hahn ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së po edhe tema të tjera.

Ai gjithashtu ka takuar edhe Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, Angelina Eichhorst. 

Njoftimi i plotë:

Sot, në Komisionin Evropian në Bruksel, takova Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, z. Johannes Hahn. Një takim tjetër pata edhe me Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, znj. Angelina Eichhorst.

Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë.Fotografia e Albin Kurti


MË SHUME NGA Lajme