20:10 / 15.11.2019
Emisioni n’Za nga kjo e shtunë, nis sezonin e ri
Emisioni n’Za nga kjo e shtunë po kthehet me sezonin e ri. Ashtu si çdo herë tjetër, edhe këtë edicion do të ketë disa ndryshime.
Egzona Rafuna dhe Arbër Zeka, çdo javë do të ju sjellin kronika nga tereni dhe ngjarjet më të rëndësishme të javës nga kultura dhe showbizi vendor, duke mos munguar asnjëherë edhe intervistat ekskluzive nga emrat më të njohur të skenës.
Kujtojmë që emisioni n’Za është një nga emisionet më të shikuara në RTK dhe tek ju do të vijë çdo të shtunë nga ora 18:00. Më poshtë gjeni promon e kësaj të shtune.
























