Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirët e parë do të jenë Lars Dippel, avokat për çështjen e migracionit në Gjermani dhe
Nuha Krasniqi, përfaqësues i UGA-së për diasporë, ku dhe do të flasin për aktivitetet e shoqatës për ditën e avokatëve.
Kurse mysafire tjetër do të jetë Salie Gajtani Osmankaq, gazetare dhe bashkautore e librit e cila na njofton më detajisht për librin e saj “Unë jam Anemone”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























