Ngjarjet e ditës
RTKlive
Ngjarjet e datës: 16 nëntor 2019.
10:00
Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) organizon manifestimin e “Ditës së Avokatisë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:30
Kompania “Herbalife Nutrition” prezanton produktet e saj, si dhe fushatën globale “Nutrition for Zero Hunger”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
11:00
Fillojnë audicionet për festivalin “Kosovarja Këndon 2019”. (Galeria e Arteve në Ferizaj)
12:00
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” shënon 17-vjetorin e themelimit. (Biblioteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë)
14:30
Filarmonia e Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me koncertin e radhës. Marrin pjesë violinistja Sihana Badivuku, violisti Blerim Grubi dhe dirigjenti Gregory Charette. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)
16:15
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për medie para ndeshjes kualifikuese për EURO 2020 me Anglinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
17:00
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mban stërvitjen e radhës para ndeshjes kualifikuese për EURO 2020 me Anglinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
18:30
Kombëtarja e Anglisë mbërrin në aeroportin “Adem Jashari”. (Aeroporti i Prishtinës)
19:30
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, mban konferencë për medie para ndeshjes kualifikuese me Kosovën për EURO 2020. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
20:00
Orkestra e Filarmonisë së Kosovës mban koncert. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)























