Rinumërohen 31 përqind e votave

Rinumërohen 31 përqind e votave

Rreth 31 përqind e vendvotimeve janë rinumëruar deri më tani në Qendrën e Numërimit e Rezultateve.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%”, thotë ai.

Kujtojmë se para pak ditëve ka filluar procesi i rinumërimit të 1 mijë e 428 vendvotimeve pas vendimit që ka marrë Paneli për Ankesa dhe Prapashtesa.

Autor: RTKlive