Nis të mbushet “tempulli” ‘Fadil Vokrri’
BKT
Sport

Nis të mbushet “tempulli” ‘Fadil Vokrri’

Tashmë ka nisur të mbushet stadiumi “Fadil Vokrri” në prag të ndeshjes Kosova-Anglia, raporton RTKLive.com.

“Dardanët” dhe ‘Tre Luanët’ do të përballen në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020.

Kosova pas humbjes nga Çekia ka humbur gjasat për kualifikim, megjithatë, përballja me anglezët ka bërë që interesimin për këtë ndeshje tejet i madh.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë u mbushur si asnjëherë më parë, sepse për herë të parë në vendin tonë, ka zbritur një gjigant evropian siç është Anglia.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë nis në orën 18:00, dhe transmetohet në RTK1.