17:28 / 17.11.2019
Lojtarët dalin për ta bërë nxemjen, priten më duartrokitje
Lojtarët e Kosovës dhe ata të Anglisë, tashmë kanë dal në terrenin “Fadil Vokrri” për ta bërë nxemjen para ndeshjes, raporton RTKLive.com.
“Dardanët” dhe ‘Tre Luanët’ do të përballen në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020.
Kosova pas humbjes nga Çekia ka humbur gjasat për kualifikim, megjithatë, përballja me anglezët ka bërë që interesimin për këtë ndeshje tejet i madh.
Futbollistët e të dy skuadrave janë pritur më duartrokitje nga tifozët që tashmë kanë nisur të mbushin “tempullin” ‘Fadil Vokrri’.
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë nis në orën 18:00, dhe transmetohet në RTK1.























