“Dy dekada më parë hapëm zemrat për ushtarët britanikë, sot luajmë bashkë”
Sharr Travel

“Dy dekada më parë hapëm zemrat për ushtarët britanikë, sot luajmë bashkë”

Presidenti Hashim Thaçi është duke përcjellë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin A për Euro 2020 ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Derisa në 45 minutat e para janë mysafirët ata që avancojnë 1:0, presidenti Thaçi shkruan në Facebook se të gjithë janë me mendje dhe zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Postimi i plotë:

“Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë Kosova dhe Anglia. Dy dekada më parë i patëm hap zemrat për ushtarët britanikë. E sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian. HTH