Haradinaj përkrah Dardanët nga stadiumi
Sharr Travel

Haradinaj përkrah Dardanët nga stadiumi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’.

Haradinaj tha se po shijon spektaklin e përgatitur nga Dardanët sonte dhe atmosferën e rrallë në këtë stadium.

“Duam fitore”, shtoi tutje Haradinaj i cili ndodhet në tribunën VIP.

“Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror”, ka shtuar tutje Haradinaj për takimet që zhvillohen sot për dy ekipet shqiptare.