20:02 / 17.11.2019
Meta në mbështetje të kuqezinjve kundër Francës
Shqipëria luan sonte përballë Francës në stadiumin e ri Air Albania duke filluar nga ora 20:45.
Ashtu siç e ka bërë vazhdimisht publikisht, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka uruar suksese kuqezinjve në sfidën kundër Francës.
“Suksese kuqezinjve në sfidën e sotme me kampionët e botës! Forca! Jemi me ju!”, shkruan Meta në Facebook.























